Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka nisur seancën në kushte emergjentë në parlament duke thënë se rrallë një vend përballon brenda 1 viti dy gjendje emergjence, për shkak se Shqipëria kalo tërmetin dhe tani krizën e COVID-19.

Ruçi tha se Shqipëria është në rrugën e duhur falë masave të qeverisë dhe Komitetit Teknik si dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve.

Po ashtu kryetari i Kuvendit nuk harroi një falenderim për bluzat e bardha, deputetët që falën gjysmat e rrogave, policët, ushtarët, qeverinë, Komitetit Teknik, gazetarët dhe kameramanët e terrenit.

”Rrallë ndodh që nje vend brenda 1 viti të përballojë dy gjendje emrgjente. Por jemi në rrugën e duhur dhe shqiptarët dhe Shqipëria kanë ruajtur të pacënuara virtytet e mbijetesës. Deputetët kanë mbajtur lidhje me qytetarët në këtë situatë dhe kanë kontribuar në përmbushjen e nevojave. Administrata ka qenë në punë pa ndërprerje. Do i shprehja ngushëllime familjeve që humbën të dashurit dhe të prekurve së bashku me kolegun Alimadhi do u urojë shërim të shpejtë.
Do u tregoja mirënjohjen mjekëve, sidomos infeksionistëve që po përballen me COVID-19. Mjekët që shkuan në Itali lartësuar emrin e Shqipërisë dhe kombi nuk do e harrojë këtë vetmohim. Mirënjohje shkon për Policinë dhe FA por edhe gazetarëve dhe kameramanëve të terrenit. Kjo betejë nuk do ishte përballuar pa masat dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve. Qytetarët të vijojnë të rezistojnë që të dalim të fituar dhe me sa më pak humbje. Do i falenderoja edhe deputetët për përgjismimin e pagës por edhe 22 insitucioneve të pavarura që ju përgjigjën thirrjes së Byrosë së Kuvendit.
Vlersojmë punën e qeverisë, Komitetit Teknik dhe të kryeministrit për masat që rezultuan të suksesshme. Sa më drastike masat, dhe sa më ndërgjegjësim aq më shpejt do fitojmë këtë betejë.”- tha Ruçi.