Katër pacientë në pesë të prekur nga koronavirusi, nuk kanë shenja të sëmundjes.

Është kjo ajo që raportohet në një studim të botuar në revistën shkencore ‘British Medical Journal’, referuara të dhënave që vijnë nga Kina.

Autoritetet kineze kanë nisur qysh nga 1 prilli që të publikojnë numrin e rasteve të pacientëve pa shenja të sëmundjes, por që janë pozitiv ndaj Covid-19.Të dhënat e datës 1 prill, sugjerojnë se si 4 të infektuar në 5 nuk kanë simptoma.“Shumë ekspertë pretendojnë se raste të pavëzhguara apo pa shenja të infeksionit të koronavirusit, mund të jenë një burim i rrezikshëm ngjitjeje”, thuhet në artikull.

Më konkretisht, duke ju referuar studimit kinez, rezultuan pa simptoma 130 persona nga 166 të identifikuar, ose thënë ndryshe 78%.
Pjesa më e madhe e 36 rasteve pozitive dhe me shenja të sëmundjes, kishin të bënin me persona të hyrë në Kinë nga jashtë shtetit.