A ka ndonjë kufi në përpjekjet e Kremlinit për të përhapur dezinformimin, qoftë edhe në një pandemi? Organi anti-dezinformim i BE pretendon se ka zbuluar një plan të koordinuar rus për të minuar “besimin e publikut në sistemet e kujdesit shëndetësor kombëtar”. Departamenti Amerikan i Shtetit thotë pak a shumë të njëjtën gjë. Por janë të gabuar, thotë Mark Galeotti në The Moscow Times.
Kremlini në të vërtetë po përpiqet të shfrytëzojë mundësinë për të riparuar marrëdhëniet me Perëndimin. Kamionët e ushtrisë të zbukuruar me “Nga Rusia Me Dashuri” transportan mjete mjekësore në Itali; një aeroplan ngarkesash me maska për fytyrën nga Rusia, u dërgua në SHBA. E vërteta është se Kremlini ka humbur kontrollin e “ekosistemit dezinformues” që u krijua për të “përçarë, shpërqendruar dhe demoralizuar” Perëndimin. Ishte një luftë e zhvilluar jo nga një ushtri e vetme e disiplinuar, por nga të gjitha llojet e komentatorëve dhe teoricienëve të konspiracionit në internet.
Dhe tani, Kremlini nuk mund të tërhiqet. Përralla e dezinformatave të krijuara nga këto burime të pakontrollueshme po pengon përpjekjet e veta për të përmirësuar krizën, pasi mitet për fshehje nga institucionet të viktimave në masë fitojnë vëmendje në internet. Kremlini po zbulon në kurriz të vet se, ata që jetojnë me dezinformim mund të “vdesin” prej tij. / Moscow Times – Bota.al