Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka publikuar në Facebook një foto të vitit 1997, ku qytetarët lexonin gazetën “Koha Jonë”.
Në mesazhin e tij, Spahiu shkruan se kjo është gazeta që prodhoi opozitë dhe lindi disa nga penat e gazetarisë si Nikoll Lesi, Aleksandër Frangaj, Ben Blushi, Alfred Peza, Andi Bushati, Preç Zogaj, Armand Shkullaku, Frrok Çupi, Rudina Xhunga, Blendi Fevziu, Spartak Ngjela,etj,.
“Populli ynë vdes për politikë, racion para dhe pas buke.
Foto 100% e miletit në park duke lexuar “Koha Jonë” (1997)
Është gazeta që prodhoi opozitë dhe lindi disa nga penat e gazetarisë (Lesi, Frangaj, Blushi, Peza, Bushati, Zogaj, Shkullaku, Çupi, Balla, Fevziu, Xhunga, Ngjela, etj) Pavarësisht se më kanë kritikuar dhe kam debatuar me ata, shpreh #RESPEKT”,- shkruan Kreshnik Spahiu, teksa publikon dhe foton ikonë qytetarëve duke lexuar “Koha Jonë”.
Saktësojmë se foto e Kreshnik Spahiut lidhet me janar 1997 ku kryeredaktor i KOHA JONE ishte Ben Blushi.