Tiranë, 3 Prill – “Unë do të flas me nota optimiste dhe pesimiste sepse duhet treguar dhe situata e rënduar në shërbimin infektiv”. Kështu u shpreh Shefja e Shërbimit Infektiv prof. Najada Çomo gjatë degjesës online mes Kryeministrit Edi Rama dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve, duke shtuar se ka akoma raste të rënda të shtruara.
“Kemi shumë pacientë që kanë lënë spitalin, gati 30 % e tyre, por vazhdojmë të kemi forma të rënda dhe forma shumë të rënda që jemi duke i menaxhuar nga ana mjekësore”, u shpreh Çomo.
Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT tha se pacientët po trajtohen sipas standardeve bashkëkohore, me të gjitha terapitë e mundura.
“Trajtimi i këtyre pacientëve është sipas standardeve bashkëkohore, me ë gjitha terapitë e mundura. Ne kërkojmë të bëjmë maksimumin në kuptimin profesional, maksimumin në kuptimin e terapisë që u ofrojmë”, u shpreh shefja e infektivit.