Kryeministri irlandez Leo Varadkar ka vendosur të lërë kostumin e zyrtarit të lartë dhe t’i bashkohet personelit mjekësor gjatë l uftës me virusin Covid-19. Kryeministri me profesion mjek do të kryejë një sesion në javë për shërbimin shëndetësor dhe tashmë është i regjistruar në Këshillin Mjekësor të Irlandës.

Varadkar ka punuar si mjek para se të zgjidhej në Dáil (Parlamenti Irlandez). Ai u largua nga profesioni në 2013, një vit para se të emërohej ministër i shëndetësisë. Por ai u riregjistrua si mjek muajin e kaluar, raportoi Irish Times. Varadkar, 41 vjeç, është djali i një mjeku indian dhe një infermiere irlandeze. Në Republikën e Irlandës, vd ekja e 21 pacientëve të tjerë që kishin Covid-19 u konfirmua të Dielën, duke sjellë numrin e përgjithshëm të vd ekjeve atje në 158.