Gjithashtu kryeministri është pyetur se kur do të hapen berberët, ndonëse nuk dha një afat Rama kujtoi edhe pyetjen që has më së shumti “Ku qethesh ti”. Rama nuk ka pranuar ta ndajë me të gjithë publik vendin se ku ai qethem, bën trajtimet e nevojshme për mjekrën, apo mënyrën.

Kësaj pyetje, kryeministri tha se nuk do të përgjigjet, pasi nëse do e thoshtë, sipas tij, njerëzit do bënin nga ato historitë me bunker e Surrel. “Berberët dhe parukieritë nuk dihet ende. Nuk po ju them si qethem e ku qethem se pastaj do bëni nga ato historitë jo bunkeri, jo Surreli”.