Deputeti i opozitës, Kujtim Gjuzi, ka hedhur akuza të rënda ndaj Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, duke thënë se është hajdute që po sjell mbetje të rrezikshme radioaktive në Shqipëri. Këto akuza Gjuzi i ka bërë te një postim që ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiut, ka bërë për Angela Merkel.
Në komentin e tij Gjuzi shkruan se Merkel është një hajdute e Europës dhe një shkatërruese e shqiptarve që ka sjellë lëndë të rrezikshme radioaktive. “ANGELA MERKEL NJE HAJNE E EUROPES NJE SHKATERRUESE NJE GRABITESE E SHQIPTAREVE DUKE NA SJELLE NE SHQIPERI MBETJE TE REZIKESHME RADIOAKTIVE I NDERUAR MIK SPAHIU KJO ESHTE SOROSIANIA MERKEL.”- shkruan Gjuzi në koment.