Alban Skënderaj ka vendosur që prej disa ditësh të hapë albumet e fotove në karantinë. Kryesisht këngëtari ngacmon Miriamin me fotot e vjetra duke ia publikuar vazhdimisht nëInstagram. Pak më parë, ai ka publikuar një foto të disa viteve më parë dhe duket se për këtë nuk i ka marrë leje Miriamit. “2007. Kur ishte moda e barkut jashtë. (Post direkt nga bodrumi pa leje”, shkruan Albani.

Fotoja e shkrepur para 13 vitesh tregon për kohën kur dyshja ishte në lidhje. Tashmë ata janë më të plotësuar se kurrë dhe prindër të dy fëmijëve. Në fillim të këtij viti, ata u bekuan me bebin numër dy, të cilin e pagëzuan me emrin Duam.

 

View this post on Instagram

 

2007 – kur ishte moda e barkut jashte ? (Post direkt nga bodrumi pa leje ?)

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on