Futbolli ka pasur shumë padrejtësi gjatë historisë. Disa kanë mbetur njollë, të tjera janë harruar, si ndeshja e gjysmëfinales së kthimit mes Barcelonas dhe Milanit në “Camp Nou”, 26 prill 2006!Në “San Siro”, ndeshja përfundoi 1-0 për ekipin katalanas, por në Spanjë, edhe pse dominoi skuadra spanjolle, Milani arriti të gjente golin në pjesën e dytë, kur Andrij Shevchenko realizoi me kokë.
Në “Camp Nou” pllakosi heshtja, pasi do të ishte goli që do të çonte gjithçka në shtesë. Por, arbitri gjerman Merk vendosi ta anulonte për faull të ukrainasit ndaj mbrojtësit, duke befasuar sulmuesin dhe telekronistët spanjollë…Në fakt, më shumë se sa faull, ishte aktrim i Puyol që kishte rrëshqitur në momentin që po vraponte mbrapa, edhe pse shumë pak i prekur nga Sheva. Barcelona shkoi në finalen e Parisit dhe triumfoi, ndërsa Milani u eliminua.