Pandemia na ka izoluar të gjithëve në shtëpi, kjo për të mbrojtur veten, të tjerët dhe për të respektuar masat e marra nga qeveria. Por, a forcohet apo zbehet marrëdhënia në çift gjatë periudhës së karantinës?

Ish-velina e Stop dhe tani moderatore e Top Channel, Alesia Bami ka qenë pjesë e bisedës në temën ‘e nxhehtë’ të zgjedhur në rubrikën “Trotuar”, këtë të dielë. “Marrëdhënia në karantinë zbehet apo forcohet?” është tema që ka ngjallur debate mes të pranishmëve.

Në një moment një nga vajzat e “Përputhen”, është shprehur se aktiviteti seksual është zbehur në karantinë, për shkak se vajzat dhe gratë nuk janë kujdesur për estetikën e tyre.

“Ndoshta për disa persona është ulur aktiviteti seksual sepse edhe vajzat dhe gratë nuk po kujdesen për pjesën estetike. Kjo për arsye kryesore të mbylljeve estetike.

Tani kanë shpërthyer edhe memet që po ngatërrojnë gruan me komshiun”, u shpreh Antoneta.

Por, Alesia Bami në një replikë ka qenë kundër idesë së Antonetës, dhe ka theksuar se nëse një mashkull të do, nuk ka fare rëndësi kjo pjesë.

“Unë jam e mendimit që ata e duan njëri-tjetrin dhe vazhdojnë ta duan, nuk e shofin fare atë as femrat që janë bërë me lesh a pa lesh…”, janë fjalët e Alesia Bamit.