Në Fushë-Krujë do të ngrihet një lagje e re, pjesë e projektit të rindërtimit pas tërmetit fatal, dhe në këtë lagje pritet të strehohen 221 familje. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti prezantoi këtë projekt të lagjes së re, ku tha se do të ketë pallate me apartamente, shtëpi private dhe godina qëndrimi kolektive. Lagjja e Re që premtohet të ngrihet në Fushë-Krujë

Po ku ekzaktësisht do ngrihet kjo lagje e re? Njësia e re do ngrihet 1 kilometër larg qendrës së Fushë-Krujës. Sipërfaqa që do të zërë është mbi 10 hektarë, në pronësi të shtetit nga ku 3270 m2 do jetë për hapësira publike Godinat nuk do të jenë më shumë se 5 katëshe dhe katet e para do të shërbejnë për parkingje dhe qendra tregtare. Ministria tha gjithashtu se do të ngrihen kopshte, çerdhe, qendra komunitare dhe shëndetësore. Lagjja e Re që premtohet të ngrihet në Fushë-Krujë Kontretisht bëhet fjalë për 128 njësi banimi individuale.