Mbrojtësi i talentuar shqiptar Marash Kumbulla ka hyrë në valët e radarit të Real Madridit.
Sipas medias pranë klubit spanjoll “El Digital Bernabeu”, gjigantët e futbollit botëror po monitorjnë 20-vjeçarin e kombëtares së Shqipërisë së bashku me qendërmbrojtësin e Fiorentinës Nikola Milenkoviç.
Futbollisti serb, njësoj si Kumbulla, pëlqehet nga shumë klube të mëdha të “kontinentit të vjetër” si Mançester Siti dhe Barcelona. Kumbulla, i konsideruar njëri prej talenteve më të mirë të këtij sezoni në Itali po projektohet së bashku me Milenkoviçin dhe mbrojtësin e Juventusin Matijs De Ligt si njëri prej lojtarëve që mund të zëvendësojë gjatë sezonit kapitenin Serxho Ramos në mënyrë që të reduktojnë ngarkesën e madhe që mban lideri madrilen në lojë.