Kina ka vendosur sot në izolim një qytet me 10 milionë banorë prej frikës së një vale të re rastesh koronavirusi.

Harbin, qyteti më i madh i privincës Heilongjiang ka ndaluar të huajt të hyjnë në zonat rezidencale dhe ka caktuar 28 ditë karantinë për këdo që vjen nga jashtë.

Provinca Heilongjiang ka qenë në qendër të përpjekjeve të autoriteteve për identifikimin e të infektuarve që vijnë nga Rusia fqinje.

Një zyrtar qeveritar tha: “Të gjitha rastet e konfirmuara, rastet e dyshuara. Kontaktet e njerëzve pa simptoma, do të karantinohen e testohen”.

Një nga rastet më të rënda në Harbin është ai i një 87-vjeçari të quajtur Chen që kishte qëndruar në dy spitale dhe në katër ditë kishte infektuar 78 njerëz, 55 të sëmurë dhe 23 pozitivë pa simptoma. Mes tyre ishin familjarë të tij e punonjës shëndetësie.

34 vjeçarja Sun, banore e Harbin tha: Nuk do t’i nxjerr më jashtë vajzën ose prindërit e mi. Nëse dikush ka nevojë për fruta ose perime do t’i blejë burri kur kthehet nga puna. Dhe sa herë që dikush del jashtë, këpucët do t’i lërë te dera për të evituar që të sjellë brenda virusin”.