Franca këto 24 orët e fundit ka shënuar një rënie drastike të shifrave përsa i përket të afektuarve me koronavirus.Ditën e fundit janë raportuar për 289 të vdekur si pasojë e këtij virusi, duke e çuar në 24.376 numrin total të jetëve të humbura.
Edhe numri i të infektuarve ka ardhur në rënie, me vetëm 758 në 24 orët e fundit, 167.178 në total.Deri më tani në Francë janë shëruar rreth 50 mijë persona, ndërkohë që mbi 4000 janë në gjendje kritike.