Zyrtarët në Korenë e Jugut po shqyrtojnë studimet e fundit, që tregojnë se rreth gjysma e pacientëve të shëruar nga koronavirusi, mbajnë gjurmë të Covid-19 në sistemet e tyre pas zhvillimit të imunitetit, megjithëse rreziku i transmetimit te njerëzit e tjerë mbetet i ulët.
Koreja e Jugut të enjten raportoi tetë infeksione të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 10.702. Kjo përfshin 207 pacientë që ishin shëruar, por përsëri kanë rezultuar pozitivë.
‘Pacientët të cilët janë shëruar, por përsëri kanë rezultuar pozitivë, kanë pak ose aspak infektivitet,’- tha drejtori i qendrës koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC), Jung Eun-kyeong.
Sidoqoftë, fenomeni ngre një seri pyetjesh: nëse pacientët e rikuperuar mund të riinfektohen dhe nëse ka ndonjë potencial për të infektuar të tjerët, gjë që nga ana tjetër do të sugjeronte përpjekje për të zhvilluar vaksina bazuar në aftësinë e antitrupave për të luftuar virusin.
KCDC tha se ishte ende duke ekzaminuar pse disa pacientë rezultojnë pozitivë, pas shërimit. Ndër mundësitë kryesore janë riinfeksion, rikthim të sëmundjes osë teste jo të sakta, thanë ekspertët.
Testet laboratorike duke përdorur mostra nga 12 pacientët nuk prodhuan virus, që tregojnë se virusi mund të ketë vdekur, por testet shumë të ndjeshme RT-PCR morën fragmentet e tij, duke prodhuar rezultate pozitive.
Yoo Cheon-kwon i KCDC, tha se një test i dytë do të verifikonte nëse virusi ishte i gjallë apo mbetjet e tij gjenetike po zbuloheshin në testet RT-PCR.
‘Është pothuajse e pamundur që ata që rezultuan përsëri pozitive [në testet RT-PCR] mund të jenë infektuar përsëri,’- tha ai.
Sidoqoftë, autoritetet shëndetësore planifikojnë të zgjasin vetë-karantinën për pacientët e rikuperuar, përtej dy javëve, sepse në disa raste ekstreme, pacientët e kuruar rezultuan pozitiv në testet RT-PCR 35, ditë pas kurimit.