Spitali Rajonal i Lezhës jep lajmin e mirë lidhur me përhapjen e koronavirusit në këtë zonë.

Spitali njofton se nga ritestimi i 14 rasteve të infektuar, konfirmohet shërimi i 11 pacientëve, si dhe nuk konfirmohet asnjë rast i ri.

Mesazhi i spitalit: Lajm i mirë? ✅ Nga ritestimet e 14 rasteve të prekur nga SARS-COV-2 në Lezhë, konfirmohet shërimi i 11 pacientëve. ✅ Nuk konfirmohet asnjë rast i ri në testimet e kryera. ? Pavarësisht situatës optimiste, ju bëjmë thirrje për respektimin korrekt të rekomandimeve mjekësore dhe zbatimin e plotë të masave të ndërmarra nga institucionet.

♻️ Fillimi i lehtësimit të masave kërkon akoma më shumë kohezion, bashkërendim, kompromis, solidaritet dhe angazhim social në funksion të një sjelljeje të sigurtë mbrojtëse!