Ka fituar betejën me koronavirusin një tjetër infermier shqiptar, duke e çuar në 42 numrin total të të shëruarve në radhët e personelit shëndetësor. Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila thekson se ky është një lajm që na gëzon pa masë.

Mesazhi i Manastirliut: Çdo mjek dhe infermier që e fiton betejën individuale me virusin e rrezikshëm është një lajm që më gëzon pa masë! Edhe 1️⃣ infermier është shëruar nga #COVID19, mes 11 të shëruarve të 24 orëve të fundit ?? Janë 4️⃣2️⃣ personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19 ✅ Deri tani janë 3️⃣5️⃣6️⃣pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me ?#COVID-19?