Drejtuesit e Real Madrid janë duke vlerësuar mundësinë për të ndryshuar stadium sa i përket zhvillimit të ndeshjeve të mbetura të këtij sezoni, sigurisht nëse gjithçka rinis dhe vjen “ok” nga qeveria iberike.
E ka bërë me dije portal spanjoll “Okdiario”. Ideja e merengues është që të zbritet në fushën e stadiumit “Alfredo di Stefano”, në një impiant që ndodhet në “Ciudad Deportiva de Valdebebas” dhe që është përdorur për ndeshjet e Real Madrid Castilla, skuadra e dytë madrilène.
Nëse sezoni do të riniste, ndeshjet do të luheshin pa tifozë në tribunë, ndaj edhe Reali mendon këtë hipotezë, në mëyrë që t’I jepej frymëmarrje “Santiago Bernabeut” për të plotësuar rikualifikimin dhe ndërtimet që po bëhen.
Pas një pauze 10 ditore, puna do të vazhdojë me ritme të mira. Nëse Liga do të pranojë këtë ndryshim axhende, rikonstruksioni i “Bernabeu”-t nuk do të ndalonte deri në shtator, duke i dhënë kështu mundësi që të mbaronte puna më shpejt.