Wuhan i ri i Kinës quhet Suifenhe dhe është një qytet në verilindjen e egër, në kufirin me Rusinë. Në kohë normale, mallrat dhe njerëzit kalojnë nëpër pikat kufitare, midis dy vendeve që e quajnë veten e tyre miq. Në kohën e koronavirusit, i njëjti kufi është kthyer ne një rrezik, një derë hyrëse e hapur për infeksionet “e importuara”, aq të frikshme per autoritetet komuniste kineze.
Në pesë ditët e kaluara, 118 qytetarë kinezë janë kthyer nga Rusia përtej kufirit të Suifenhe. Pika kufitare është aktualisht vatra e shpërthimit më te te koronavirusit në territorin e Kines. Kështu që Pekini ka vendosur të veprojë me vendosmeri maksimale, përpara se situata të dalë nga dora. Nga njëra anë, qeveria e futi në karantinë qytetin, duke detyruar banorët të qëndrojnë në shtëpi dhe nga ana tjeter filloi ndërtimin e një spitali urgjent, ashtu si në Wuhan.
Nga ana tjetër, Pekini bllokoi hyrjen nga Rusia, përfshirë edhe qytetarët e vet te mbetur matane kufirit. Por kjo nuk i zgjidhi problemet, përkundrazi. Menaxhimi i epidemise, zakonisht me metoda drakoniane, në të vërtetë ka të ngjarë të kthehet në një incident diplomatik midis aleatëve. Në anën ruse të kufirit ka ende qindra kinezë që po bëjnë presion për t’u rikthyer në atdheun e tyre. Me kufizimet në fluturimet ndërkombëtare të imponuara nga Pekini javën e kaluar, shumë emigrantë që jetojnë në Rusi kanë vendosur të përpiqen të kthehen ne atdhe, duke marrë aeroplanin në Vladivostok dhe më pas duke arritur në kufirin e Suifenhe me autobus, por qe tani u mbyll.
Që prej tij, qeveria ruse nuk ka ndërmend të ndihmojë ata të huaj, tashmë që ka halle te medha me virusin: vetem dje u konfirmuan ne Moskë 1786 raste të reja, rritja më e madhe që nga fillimi i një krize që Vladimir Putini kishte siguruar që ai ishte nën kontroll. Një situatë për të thënë më te paktën, e ngatërruar. Në mediat sociale kineze, disa përdorues ankohen për trajtimin e rezervuar për bashkëqytetarët kinezë, të grumbulluar në anën ruse të kufirit, të ekspozuar ndaj rrezikut të infektimit.
Ndërkohë, autoritetet ruse i kanë kërkuar Pekinit të rihapë kufirin për të lehtësuar presionin. Por Kina nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë, para se ta sjellë nën kontroll urgjencën në qytetin kufitar Suifenhe dhe ka përgatitur të gjitha masat e nevojshme për të akomoduar një fluks të mëtejshëm të qytetarëve që kthehen, duke i karantifikuar ata me koronavirus pozitiv në vend dhe duke i penguar qe të sjellin infeksionin në pjesën tjetër të Kinës.
Kjo do të zgjasë akoma ca kohë. Spitalet e Suifenhe të vogla, per 70 mijë banorë te qytetit ka aktualisht vetëm 502 shtretër. Për momentin ata janë të okupuar të gjithë nga personat e infektuar që kanë mbërritur para mbylljes së kufijve, si dhe dhomat në hotele, të përdorura për izolimin e rasteve të dyshuara. Ndërtimi i një spitali urgjent, i cili filloi të hënën, duhet të përfundojë nesër, ndërsa qyteti është i karantinuar. Vetëm një person për familje mund të largohet nga shtëpia për të bërë shpenzimet.
Për rihapjen e kufirit, megjithatë, për momentin nuk ka asnjë lajm dhe tensionet midis Moskës dhe Pekinit kanë filluar të rriten.