Inter, Barcelona, Lautaro Martinez dhe Leo Messi. Një “telenovelë” e vërtetë po zhvillohet ditët e fundit, me zërat e merkatos që nga njëra anë shqetësojnë popullin zikaltër dhe nga ana tjetër ndezin shpresat që “Pleshti” të veshë ngjyrat e skuadrës së tyre.
Megjithëse duket një mision I vështirë, është më i mundshëm se transferimi i Martinez te Barcelona. Objektivi I klubit “blaugrana” është ngrirë nga menaxheri i sulmuesit argjentinas Beto Yaque.
“Lautaro po e jeton këtë moment normalisht. Sigurisht është i lumtur për këtë interesim, por nga ana tjetër është i përqëndruar vetëm tek Inter. Ai ka edhe 5 vjet kontratë me Interin dhe zërat e fundit janë vetëm mediatike”, ka thënë menaxheri i Lautari Martinez në një intervistë për të përditëshmen katalunjase “El Mundo Deportivo”.