Tiranë, 8 Prill – “Jemi në një kurbë të sheshtë të epidemisë. Nuk kemi shpërthim komunitar për fat të mire dhe duhet të jemi gjithnjë të kujdesshëm. Virusi ka mendjen e vet, ai bën ligjin”. Silva Bino, shefe e Departamentit te Epidemiolgojise dhe Kontrollit te Semundjeve Infektive ne Institutin e Shendetit Publik , në një lidhje direkte në emisionin “Open” në Top Channel ka deklaruar se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka rekomanduar zgjatjen e zbatimit të masave edhe për pak kohë.
“Virusi ka mendjen e tij, ai bën ligjin. Ne duhet ta njohim sa më mirë dhe të adaptohemi në mënyrë që ta parandalojmë sa më shumë atë. Ne kemi rekomanduar që masat të zgjasin edhe pak. Janë masa që kanë dhënë jashtëzakonisht rezultat shumë të madh në drejtim të jetës së njeriut. Dhe nuk ka çmim të më madh se jeta e njeriut dhe shëndeti i tij. Nëse do jemi të përgjegjjshëm edhe pas lirimit të masave, do zbatojmë masat e distancimit social do të kemi situate të mirë.