Guxim Alimani i ka kushtuar një letër Bruno Shllakut, i cili pasditen e sotme u shtrua me urgjencë në QSUT pasi pësoi hemorragji cerebrale.Shkrimtari është shprehur përmes vargjrvr në dialektin gegë se nuk e lë të ikë pasi akoma nuk e ka kryer misionin e tij në këtë jetë.

Postimi i tij:Letër Brunos!I shtrenjti mik,nuk të lâ me ik!Se ke amanetin e paplotësuar,e ke një rol të pambaruar!Ke një dashni të pashprehur,e një mall tej oqeanit fshehur!I dashur vëlla!Falë Zotit që sot s’më bëre me qâ e shtëpisë së shpirtit s’mja hoqe një trâ!Se vetë më ke pas thanë herën e mbrâme,lisi i bjeshkës nuk rrëzohet me një të râme!