Liverpool ka bërë një gjest shumë të ulët së fundmi dhe që nuk pritet aspak nga një klub i tillë. Në sfidën e vlefshme për 1/8-at e Champions League që u zhvillua në “Anfield” përballë Atletico Madrid, 290 tifozë madrilenë nuk udhëtuan drejt Liverpoolit për shkak të Coronavirusit.
Pikërisht për këta 290 tifozë, klubi i kuq nuk ka pranuar që të rimbursojë biletat. Atletico nga ana e saj ka raportuar se do ta marrë vetë përsipër rimbursimin e tifozëve të saj. Gjesti nuk është pritur aspak mirë nga “Los Colchoneros”.
Ndoshta eliminimi nga Champions i ka mërzitur shumë kampionët e Evropës, të cilët tashmë bëjnë edhe gjeste të tilla, aq më tepër kur bëhet fjalë vetëm për 290 tifozë.