Futbollistët e Premier League duket se e kanë të pamundur të respektojnë masat e marra nga qeveria angleze për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19. Kështu, pas Tottenham, në qendër të polemikave tashmë është Arsenal. Katër futbollistë të klubit londinez janë kapur nga “The Sun”, pasi kishin shkelur masat.
Mes tyre edhe Granit Xhaka, që në vri të Londrës është fotogafuar në shoqërinë e shokut të skuadrës David Luiz. Po ashtu, Nicolas Pepe dhe Alexandre Lacazette kanë shkelur rregullat. I pari është kapur duke luajtur futboll me miqtë e tij, ndërsa tjetri duke larë makinën jashtë shtëpisë. Klubi Arsenalit me anë të një njofrimi për mediat ka falenderuar tabloidin për sinjalizimin, teksa i ka tërhequr vëmendjen lojtarëve të tij.