Në një konferencë për shtyp, kryeministri italian Giuseppe Conte njoftoi se masat kufizuese për vendin e tij do të zgjaten deri më 3 maj. Ndalesë e plotë e gjithçkaje, pra, të paktën deri më 3 maj: “Ne nuk jemi në gjendje të rindizemi me kapacitet të plotë. Komiteti tekniko-shkencor na ka dhënë konfirmim: shenjat e kurbës epidemiologjike janë inkurajuese. Masat e kontrollit janë duke dhënë fryte, ndaj nuk mund t’i minojmë përpjekjet e bëra deri më tani”.
Rihapja e aktiviteteve do të ketë të bëjë vetëm me kancelaritë dhe dyqanet për fëmijë. Aktivitetet sportive mbeten të pezulluara, siç shihet nga dekreti i kryeministrit: “Ngjarjet dhe garat sportive të të gjitha llojeve dhe disiplinave janë pezulluar, në vende publike, ose private. Seancat e trajnimit për atletët profesionistë dhe joprofesionistë janë pezulluar, gjithashtu, brenda të gjitha llojeve të objekteve sportive”.
Gjithashtu, në orët e kaluara, Vincenzo Spadafora, ministri i sportit, në një letër të hapur drejtuar “Mattino” u kërkoi sportistëve të qëndrojnë ende pa stërvitje (jashtë shtëpie) të paktën deri në fund të bllokimit, aktualisht në fuqi: “Në bindjen e thellë që sportistët tanë janë të aftë, se do të kthehen për të fituar dhe nderuar “tricolor” së shpejti, brenda dhe jashtë fushave të konkurrencës, unë do të doja të njoftoja federatat dhe subjektet e tjera të sistemit sportiv që rifillimi i trajnimeve dhe aktiviteteve do të shtyhet nga 4 maji, në respektim të rreptë të kërkesave të sigurisë, që janë marrë në marrëveshje me autoritetet shëndetësore dhe organet shkencore”.
Ngjarjet sportive, prandaj, do të ndalohen të paktën deri në fillim të majit. Serie A, si të gjitha kampionatet e tjera, mbetet në gatishmëri…