Të parët në frontin e luftës ndaj Coronavirusit janë padyshim mjekët dhe një gjest i madh kundrejt tyre ka ardhur nga Antonio Rudiger.
Mbrojtësi i Chelseat do të mbulojë shpenzimet e ushqimeve të stafit të spitalit të Berlinit, qytet ku ai është rritur.

Ushqimet që do të konsumojnë gjatë vakteve mjekët dhe infermierët e spitalit të Berlinit do të paguhen nga Rudiger për 3 muajt e ardhshëm. Gjest fantastik i gjermanit.