Presidenti francez, Emmanuel Macron falenderoi landin gjerman të North Rhine Westphalia për kujdesin e treguar ndaj pacientëve francezë me koronavirus. Në një letër drejtuar kryeministrit të këtij landi, Armin Laschet, Macron vlerësoi angazhimin e madh me të cilin North Rhine Westphalia po ndihmonte Francën në një situatë të tillë të vështirë. Letra e Macron, fillon me një adresim zyrtar ku shkruhej “Cher Armin!” (I dashur Armin!).

“Të infektuarit, të cilët u diagnostikuan me simptoma të rënda, në këtë mënyrë mund t’i jepet kujdesi më i mirë i mundshëm mjekësor”, theksoi Macron.Në fund të marsit, tetë pacientë me simptoma të rënda u transferuan nga Metz në qytetin gjerman të Essenit, që ndodhet pranë kufirit francez.