Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka njoftuar se vendi do të vazhdojë të qëndrojë në karantinë deri në 11 maj.
Franca është në karantinë që nga data 17 mars.
Macron deklaroi se pas datës 11 maj do të fillojnë të hapen gradualisht edhe shkollat.
Gjatë fjalës së tij, president i Francës falënderoi mjekët për përpjekjet e tyre në mbarë vendin.
“Ne duhet të vazhdojmë përpjekjet tona dhe të vazhdojmë të zbatojmë rregullat. Sa më shumë të respektohen ato, aq më shumë jetë njerëzish do të shpëtohen. Për këtë arsye, masat e ashpra kufizuese duhet të vijojnë deri të hënën më 11 maj”, u shpreh Macron.
Por ai theksoi se kufijtë me vendet jo-evropiane do të qëndrojnë të mbyllura derisa të bëhen dispozita të mëtejshme. ku përfshihet edhe Shqipëria e Kosova.
Në Francë, pavarësisht shifrave inkurajuese gjatë fundjavës së Pashkëve virusi ka shkaktuar 14 967 të vdekur, përfshirë 574 vdekje të tjera në 24 orëshin e fundit.
Franca është ndër vendet me masat kufizuese më të ashpra në BE.
Qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre në rast se duhet të shkojnë në punë, nëse kjo e fundit nuk mund të bëhet nga shtëpia.
Gjithashtu dhe për të blerë ushqime dhe ilaçe, për të ndihmuar të tjerë në nevojë, ose për ushtrime fizike.