Ishte i pari në radhët e Atalantës që rezultoi pozitiv me Covid-19, por megjithëse ka kaluar një muaj ende nuk është shëruar. Makthi i portierit të skuadrës bergamaske, Marco Sportiello nuk ka fund. Pasi daoli pozitiv në 24 mars, edhe testi I tretë me tampon ka treguar se virusi nuk është zhdukur.
Lajmi bëhet i ditur nga klubi i Atalantës, që tregon se portieri nuk ka më simtoma dhe se vazhdon të qëndrojë i izoluar në banesën e tij. Po ashtu, edhe pjesa tjetër e skuadrës vazhdon karantinën e detyruar, që do të përfundojë në datën 27 prill. Bergamo ishte një nga qytetet më të prekura nga Coronavirus në Itali, ndërsa një nga shkaqet e dyshuara si një “bombë biologjike” ishte ndeshja e Champions që Atalanta luajti në “San Siro” kundër Valencia.