Tiranë, 6 Prill: “Gjendja e dr. Roland Xhaxhos është e stabilizuar”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një lidhje direkte në News 24 foli për gjendjen e mjekut të njohur reanimator, i konfirmuar pozitiv me COVID-19, i cili po merr trajtimin e nevojshëm në spitalin infektiv.
“Bisedova edhe sot me dr. Xhaxhon, është i stalibizuar dhe kërkon t’i japë një dorë stafit të infektivit edhe pse është vetë i prekur. Shembuj të tillë janë frymëzues.”, tha Manastirliu.