Tiranë, 6 Prill- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në një lidhje direkte në News 24 ka deklaruar se vatrat e reja në qytetin e Shkodrës janë bërë problematike pasi disa prej qytetarëve nuk kanë zbatuar masat e marra.

“Shkodra është një ndër qytetet që ka dy vatra që janë zbuluar nga njësite dhe strukturat tona. Eshtë bërë një hetim i imtësishëm nga epidemiologet e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, në bashkëpunim me Institutin e Shendetit Publik.Kam një apel që dua ta bëj, jo vetëm qytetarëve të Shkodrës por edhe të Tiranës e më tej. Të respektojnë masat e marra, të respektojnë distancimin social, është e vetmja armë për të mundur COVID-19”, tha Manastirliu