Tiranë, 23 Prill- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se edhe 3 infermiere janë shëruar nga COVID-19, pas testit konfirmues.

Pjesa më e madhe e mjekëve dhe infermierëve janë tashmë plotësosht të shëruar nga COVID19. Në total deri tani janë shëruar 50 personel shëndetësor.

Postimi i Ministres Manastirliu:

Edhe 3️⃣ infermiere janë shëruar nga #COVID19, mes 7 të shëruarve të 24 orëve të fundit ??

Janë 5️⃣0️⃣ personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19 ✅

Deri tani janë 4️⃣1️⃣0️⃣pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me ?#COVID-19?

#FORCA