Tiranë, 12 Prill- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se është shëruar edhe 2 mjekë në Tiranë të prekur nga COVID-19, pas testit konfirmues.

Në total deri tani janë shëruar 32 personel shëndetësor.

Postimi i Ministres Manastirliu:
Shërimi i plotë edhe i 2️⃣ mjekëve në Tiranë të prekur nga #COVID19 është një lajm shpresëdhënës në këtë ditë simbol të triumfit të jetës??

Shkon në 3️⃣2️⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19 ✅

Deri tani janë 2️⃣1️⃣7️⃣ pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me ?#COVID-19?

#FORCA