Tiranë, 8 Prill- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një statusi në Facebook ka njoftuar se ditën e sotme një 84 vjeçare e prekur nga COVID-19 ka lënë spitalin e shëruar.Në total janë 154 qytetarë dhe staf mjekësor që kanë fituar betejën me COVID-19, por që do të qëndrojnë të karantinuar edhe për 14 ditë të tjera.
“Nënë Rukija plot 84 vjeç ka lënë spitalin #Infektiv e shëruar nga ?#COVID19?
8️⃣ pacientë janë kthyer në shtëpi në 24 orët e fundit ✅Deri tani 1️⃣5️⃣4️⃣ qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19❗️”, shkruan Manastriliu në Facebook.