Duke bërë me dije se masat do të ndryshojnë në një hapësirë prej dy javësh, Manastirliu tha se nga fillimi i muajit maj mund të zgjerohet fashën e lëvizjes së makinave brenda një bashkie.
“Transporti taksi me vetëm një person pasagjer sipas masave të përcaktuara do të jetë një tjetër shërbim që do të lehtësohet. Vlerësimi i çdo mase do të analizohet çdo dy javë. Në rast se nuk do të kemi tregues të qëndrueshëm parashikon rikthimin e masave. Nëse situata do të jetë e qëndrueshme, atëherë në fillim të majit mund të zgjerojmë fashën e lëvizjes së makinave brenda një bashkie, edhe për ata që duan të shkojnë në pazar dhe lëvizjen në këmbë”, tha Manastirliu.