Prej disa kohësh tashmë, aktorja Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë. Madje, Rudina së bashku me të bijën janë shpërngulur në shtëpinë e Markut dhe kanë nisur bashkëjetesën. Së bashku me fëmijët e Markut, ata janë një familje e madhe dhe e lumtur, siç ka treguar shpeshherë Rudina. Aktorja nuk ngurron të ndajë në rrjete sociale momente nga përditshmëria e saj dhe poza të shumta me partnerin e zemrës.
Marrëdhënia e tyre vazhdon të komentohet në media që prej bërjes publike të romancës, mirëpo Rudina i merr gjithmonë me sportivitet komentet kundrejt saj.Ditën e sotme, aktorja publikoi një foto ku shfaqej e veshur me një bluzë rrjete, krahas së cilës shkruante: “Vishuni trashe,per Zotin ngriva!” Mirëpo, në këtë foto një ndjekëse ka komentuar duke iu drejtuar Mark Frrokut. “Mark mbaj gruan se ti je dhe burre zakoni ??? duket qe ka qen e vuajtur foto ke makina nga pas ??” Duket se Rudinën nuk e ka bezdisur aspak ky koment, madje i ka kthyer edhe një përgjigje epike, duke lënë të kuptohet se ish-deputeti nuk do të merret me ndjekësit e saj.
“S’ka instagram Marku zemra! Na fal”- ia ka kthyer Rudina, komenti i së cilës i ka bërë njerëzit të qeshin.