Më në fund ka mbërritur në aeroportin e Rinasit avioni me shqiptarët që ishin bllokuar në Itali, si pasojë e mbylljes së kufijve, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Me avionin e ardhur nga Roma, janë riatdhesuar 130 shqiptarë. Në pistë janë duke pritur edhe autobusët që do të bëjnë shoqërimin e tyre drejt hoteleve karantinë në Durrës.
Kujtojmë që me planin e parë të riatdhesimit, janë kthyer në Shqipëri 1379 shqiptarë të bllokuar në Europë. Mëngjesin e sotëm u riatdhesuan nga Turqia 45 shtetas shqiptarë.