Në kushtet e pandemisë COVID-19, komisionet parlamentare vazhdojnë punën online, në zbatim të programit dhe kalendarit të miratuar nga Konferenca e Kryetarëve.
Për të mundësuar informimin në kohë reale të publikut, faqja e Kuvendit, parlament.al, filloi trasmetimin livestream të mbledhjeve të komisioneve parlamentare.
Kjo mundësi është në vazhdën e objektivave të Kuvendit për të rritur transparencën dhe aksesin e qytetarëve dhe mediave në procesin ligjbërës të Kuvendit, komisioneve të përhershme parlamentare dhe deputetëve.
Ky shërbim ndaj publikut merr rëndësi të veçantë në kushtet e izolimit prej pandemisë së koronavirusit.