Me qindra njerëz përfshirë edhe punonjës të policisë dhe të emergjencave janë kritikuar sepse injoruan rregullat për distancimin social, pasi ishin mbledhur për të duartrokitur punonjësiet e sistemi shëndetësor britanik për punën e bërë deri më tani në luftën ndaj COVID-19 në urën “Westminster”.
Fotografitë e mëposhtme u cilësuan si të turpshme pasi edhe anëtarët e sektorit publik nuk u treguan korrektë me urdhrat e vendosur.
Shumë britanikë kanë shprehur pakënaqësinë, pasi ata ose qëndruan në ballkon ose nëpër pragjet e dyerve për të diskutuar punonjësit e shëndetësisë.
Sipas mjekëve duhen respektuar masat në mënyrë që të shmanget përhapja e pandemisë.
U bënë pesë javë tashmë që në Britani po luftohet me pandeminë e COVID-19.