Shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit kanë rritur shpresës së fundi i pandemisë mund të jetë në shtator të këtij viti kur të prodhohen miliona doza me vaksina.

Profesoresha Sarah Gilbert, liderja e studimit të zhvillimit të vaksinës thotë se është 80% e sigurtë që do të ketë efekt.

Profesore e vaksinologjisë ka rekrutuar 500 vullnetarë nga moshat nga 18 deri në 55 vjeç dhe do të shtrihet tek të rriturit më të vjetër dhe më pas në një provë të fazës përfundimtare prej 5,000 personash. Gilbert tha që koha është ambicioze por e arritshme.

Ekipi po bën plane që të nisë prodhimin masiv të vaksinës, ndonëse nuk e dinë cili do të jetë efekti.

Imunizimi eksperimental i grupit është ndër të parët që hynë në prova klinike.

“Qëllimi është të kemi të paktën 1 milionë doza deri në shtator. Kur të mësojmë rezultatin e efektit të vaksinës, do të ecim edhe më shpejt. Është e qartë që bota ka nevojë për miliona doza deri në fund të këtij viti për ti dhënë fund pandemisë dhe izolimit”, tha profesori Adrian Hill, raporton Bloomberg.

Ndërsa profesori John Bell zbuloi se institucioni ka nisur provat klinike tek njeriu këtë javë.

Në një intervistë për emisionin “Today”, Bell tha se provat klinike mund të përfundojnë në mes të muajit gusht, por paralajmëroi se do të jetë një sfidë e vërtetë që të prodhohen miliarda doza, raporton BBC.

“Pyetja e vërtetë është nëse do të ketë efekt, nëse do ti mbrojë njerëzit. Do të bëhen testime vetëm tek një numër njerëzish që janë ekspozuar ndaj koronavirusit. Kështu që ata (ekipi i studimit) nuk do të kenë një shenjë për këtë deri në maj. Por nëse gjërat shkojnë në rrugën e duhur dhe ka efekt, mendoj se do të jetë e arsyeshme të përfundojnë provën deri në mes të gushtit.

Gjëja thelbësore është që duhet të bëhet një gjykim i duhur sepse siguria është me të vërtetë e rëndësishme për këto gjëra. Por nëse shohin prova të një imuniteti të fortë deri në mes apo fund të majit, atëherë fillon puna. Më pas mund të shkojnë në vijën përfundimtare deri në fund të gushtit.

Sigurisht është e rëndësishme se si do të prodhohet në miliarda doza. Ekziston një vaskinë kandidate e cila u provua tek një burrë këtë javë pas disa studimesh të sigurta.”