Mediat e huaja raportojnë një lajm të pakonfirmuar zyrtarisht, por duke iu referuar burimeve të paidentifikuara se diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong un mund të ketë vdekur.Lajmi fillimisht është bërë i ditur nga një rrjet televiziv nga Hong-Kongu dhe më pas është shpërndarë në mediat e njohura ndërkombëtare, New York Post, Daily Mail, The Sun, TMZ.Sipas The Sun, e cila i referohet një gazete të njohur japoneze, diktatori ndodhet në “gjendje vegjetative” pasi një operacioni në zemër në fillim të muajit.

Zëvendës drejtori i një transmetuesi të Hong Kongut, HKSTV Hong Kong Satellite Television, një medie kjo e mbeshtetur nga Pekini, ka pretenduar se Kimi ka vdekur, duke cituar “një burim shumë të fortë”.“Mes njoftimeve se Kina ka dërguar një ekip mjekësh fqinjëve të tyre komunistë këtë javë për të kontrolluar / këshilluar Kim, një drejtor i kanalit të lajmeve të mbështetura nga Hong Kongu – i cili me sa duket është i afërt i një ministri të jashtëm kinez nxori vetë lajmet se Kim ka vdekur”, shkruan TMZ e cila thekson se nuk e ka konfirmuar vetë lajmin.Gazeta e perjavshme japoneze Shukan Gendai tha se Kim ishte në gjendje vegjetative pas operacionit.Motra e tij, Kim Yo-jong, mendohet të jetë pasardhësja e tij më e mundshme në rast se ai vdes. Ajo shfaqet gjithnjë krah diktatorit.