Parashikimi mujor i yjeve. Astrologe Meri ka publikuar parashikimin e muajit Prill duke shpjeguar se çfarë do të ndodhë në data të caktuara dhe gjithashtu parashikimin për çdo shenjë horoskopi.

Meri njofton se në datën 4, fantazia dhe utopia do na nxjerrin disi nga realiteti. Pak më të zhvendosur nga sfera e jetes reale do të ndihen Shigjetarët dhe Virgjëreshet të cilët mund të perjetojne edhe ndonje zhgënjim ne çështjet ekonomike apo ne mos realizimin e nje takimi erotik. Data 4 do jetë e rëndësishme dhe pozitive për Binjakët dhe Ujorët te cileve do ju jepet nje mundesi e mire dhe e qendrueshme ne nje lidhje apo bashkepunim pune.

Data 5 do jete dita qe shpreh pushtetin e plote të mundësive, shanseve dhe fitores në çështjet ekonomike apo mundësitë për të përmbysur pengesat. Njerëzit me pushtet qe i perkasin shenjave te Peshores Bricjapit, Gaforres apo Dashit mund të përparojne më lehtë dhe fuqishëm.

Nje dite e veshtire mund te jete data 7 Prill dhe mund të preken Akrepët Demët, Luanët dhe Ujorët. Do jete nje lufte pershtajeje perballë pengesave dhe paqartesive ekonomike.

Në datën 8 hëna e plotë do na beje te ndjejmë nevojën për të qenë në harmoni me natyren dhe me njeri tjetrin.

Ne datën 11 do kemi levizje te shpejta apo kunderveprim te zgjuar perballë pengesave. Kërkohet nje zgjidhje e shpejtë dhe kjo do gjendet.

Data 14 do jete nje dite e veshtire per njerez me pushtet apo lider ndërkombëtar te cilet do ta ndjejnë veten e tyre te pafuqishem ose do kenë humbje.

Në datën 21 do të ndjejmë rrezikun e kushtëzimeve ekonomike ne pergjithesi.

Fundi i muajit Prill do kete me shume perballje por na lehteson fakti i Henes se re në datën 23 e cila na therret per fillime dhe mundesi te reja ekonomike.

Nje dite e veshtire do jete edhe data 25 kur duhet te keni shume kujdes ne sjelljen tuaj apo ne menyren se si veproni.

Më poshtë parashikimi për çdo shenjë horoskopi:

Dashi

Duhet te rregulloni te gjitha punet apo takimet e rendesishme me njerez te rendesishem deri ne gjysem te muajit Prill. Hena e plote ju kerkon te gjeni nje partneritet te ekuilibruar. Presupozohet qe te viheni ne prove nga data 24 e tutje me perballje

Demi

Ne date 7 duhet te keni kujdes nga kunderveprimi apo mosmarrveshjet me njerez me pushtet. Kujdes ne menyren se si e shikoni te ardhmen rreth dates 21. Por me fillime te reja ne date 23 me henen e re ne shenjen tuaj do ndiheni me mire

Binjakët

Ky muaj ju sjell shume mundesi dhe relaks psikologjik e sentimental. Aferdita ne shenjen tuaj ju sjell shume mundesi te mira njohjesh dhe materiale. Nje lidhje e qendrueshme realizohet deri ne mes te muajit Prill

Gaforrja

Marreveshje te fshehta dhe lidhje te fshehta do zoterojne gjate gjithe muajit ne shenjen tuaj. Nje dite me vlere qe duhet ta shfrytezoni eshte pikerisht data 5 Prill. Aty mund te fitoni pushtet. Kujdes ne date 26

Luani

Aferdita ne Binjak do ju jap shanse te merreni me gjera qe ju bejne te ndiheni mire dhe te humbni sensin e pergjegjesive te medha. Por kujdes rreth dates 7 pasi aty do vihet ne prove rezistenca dhe vijueshmeria juaj. Po keshtu nje pozicion pune duhet patur kujdes ne daten 21. Vetem pas dates 23 hapet disi nje mundesi e re pune

Virgjeresha

Duke pritur pranveren mos prisni qe mundesite te vijne detyrimisht drejt jush. Do ju presin disi hovin qe ju te arrini te kapni pak me shume ne jeten erotike apo profesionale. Megjithate do arrini nje pozicionim te lakmueshem. Kujdes ne çeshtjet ekonomike dhe humbjet gjate gjithe gjysmes se dyte te muajit Prill

Peshorja

Hena e plote ne shenjen tuaj ne date 8 gjate muajit Prill ju jep shume mundesi te mira qe te realizoni disa nga pritshmerite tuaja me te mira ne kete periudhe. Daten 5 mund ta shfrytezoni per pushtet dhe pasuri

Akrepi

Ju vjen mundesia te rregulloni çeshtjet ekonomike dhe te mireprisni oferta te cilat ne fakt duhet te vijne si te fatit edhe ne jeten personale. Kujdes ne daten 7 nga tendencat nervoze dhe sherret ne çift

Shigjetari

Gjate ketij muaji do kuptoni se me mire do jete te ecni vete perpara me mundesite tuaja ekonomike apo me nje menyre te re pershtatjeje sesa te beheni pjese e nje oferte apo bashkepunimi me te tjeret. Gjithsesi do josheni shume edhe per nje bashkepunim te cilit nuk do t’i shmangeni dot. Ne jeten erotike rolin drejtues e marrin partneret

Bricjapi

Lufte per pushtet, dominance dhe mundesi fitimi por edhe çaste shume te veshtira. Sidomos ne daten 21 dhe 25 nuk duhet te ekspozoheni apo te rebeloheni me shume se duhet. Ne lidhje me punen do keni dypunesim dhe njohje e flirte aty

Ujori

Do jeni nje nga shenjat e favorizuara ne dashuri dhe ne ndryshime te rendesishme gjate muajit Prill. Hena e plote ne Peshore ju sjell lajme nga jashte apo lehtesira ne çeshtjet ekonomike. Ne dashuri do keni njohje dhe lidhje te qendrueshme

Peshqit

Ne lidhje me karrieren dhe jeten personale mund te shikoni nje rrezatim dhe nje oferte te mire. Humbje ekonomike dhe ne shoqeri do keni nga data 25 Prill prandaj kujdes sa besoni dhe kujt i besoni. Ne daten 4 do keni lajme dhe takime initeresante dhe frymezuese. Kujdes me shendetin ne daten 8.