Mësimi online vijon edhe në Akademinë e Forcave të Armatosura.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka publikuar një video nga puna që po zhvillohet për mësimin online për të gjitha kurset e karrierës.
“Mësim online edhe në AFA! Akademia e Forcave të Armatosura po zhvillon mësimin online për të gjitha kurset e karrierës, jo vetëm me ushtarakët nga Shqipëria por edhe me ata nga Kosova”,- tha ministrja Xhaçka
“Infrastruktura nevojshme dhe eksperienca e stafit pedagogjik lehtësojnë realizimin e plotë të programit për të gjitha departamentet, që nga ai i operacioneve, strategjisë, lidershipit/shkencave sociale e juridike. Bashkë po ia dalim”,- u shpreh Xhaçka.