Pogba mezi pret të rinisë sezoni.Për shkak të dëmtimeve të shpeshta dhe të rënda, Paul Pogba ka humbur pothuajse gjithë sezonin 2019/20.Megjithatë, qëndrimi larg fushave duket i ka ardhur fundi pasi Pogba ndien se është pranë rikuperimit dhe mezi pret të zbresë në fushë.Deri në rinisjen e sezonit, që flitet se mund të ndodhë në fund të muajit maj për shkak të pandemisë koronavirus, ai do të jetë 100% gati.
“Kam qenë i mërzitur për një kohë të gjatë. Tani jam pothuajse gati dhe po mendoj vetëm për t’u rikthyer dhe stërvitur në të njëjtën kohë me shokët e ekipit tim”, tha ai.“Kurrë nuk kam kaluar diçka të tillë në karrierën time. Mezi po e pres kthimin në fushë dhe dua ta bëj si duhet, duke treguar se sa shumë e dua futbollin”.Pogba nuk ka dashur të flasë për të ardhmen, ai lidhet me një largim të mundshëm nga Manchester United.Juventusi dhe Real Madridi interesohen për mesfushorin francez.