Detina Zalli, mikrobiologe dhe njëkohësisht pedagoge senior në Universitetin e Oksfordit, në një lidhje ‘live’ me Ilva Now tha se dy mendikamentet që po përdoren aktualisht në Britaninë e Madhe për të trajtuar të sëmurët me COVID-19 janë hidrololina, medikamenti që përdoret për trajtimin e malarjes dhe azitromicina, një antibiotik që kuron bakteriet.

Ajo nënvijëzoi faktin se këto nuk janë medikamente të aprovuara, por në situatën kur njohuritë rreth këtij virusi nuk janë të duhurat, është e vetmja mënyrë për të dalë nga situata.

Sipas mikrobiologes, izolimi në Britaninë e Madhe pritet të zgjasë të paktën 3 muaj, pasi izolimi është e vetmja armë që kemi kundër virusit.

Studiuesja u shpreh e keqardhur që publikut i jepet informacion i përzierë sa i përket përdorimit ose jo të maskave, ndërsa theksoi se përdorimi i tyre është i domosdoshëm.

”Maskat janë të domosdoshme, studimet kanë treguar se ata që mbajnë janë në një rrezik 5 herë më të reduktuar. Por kjo s’do të thotë se nuk do të kapesh nga virusi”, tha ajo