Të paktën deri në 3 maj Italia do të jetë e bllokuar, si pasojë e masave për të luftuar pandeminë e koronavirusit, e cila e ka goditur rëndë shtetin fqinj.

Edhe pse ditët e fundit, Italia është duke e parë më afër dritën në fund të tunelit, pasi shifrat kanë pësuar një rënie të lehtë, ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, është shprehur se normaliteti do të rikthehet vetëm në momentin kur vaksina ndaj Covid-19 të jetë gati.

“Ne po punojmë për të rikthyer sa më parë kompanitë dhe njerëzit në normalitet. Për momentin, distancomi social është e vetmja armë që kemi dhe deri në daljen e vaksinës na mbetet të presim, për t’u rikthyer më pas jetës normale”, ka thanë ministri italian i Shëndetësisë.

Në anën tjetër, Ministria e Brendshme italiane paralajmëroi se ekziston rreziku i tensioneve serioze për shkak të vështirësive të biznesit dhe mbylljes së vendeve të punës.