“Mirënjohje ndaj mjekëve, infermiereve, por edhe punonjësve të policisë, Forcave të Armatosura, çdo punonjësi që sot është në detyrë, në çdo detyrë të pazëvendësueshme, në çdo njësi prodhuese apo shërbimi”.
Ky ishte mesazhi me të cilin e nisi sot ditën kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndërsa ndau një foto të ekipit të bluzave të bardha të angazhuar në vijën e parë të frontit të luftës kundër COVID-19.
“Teksa fillojmë një ditë të re të luftës, t’i shprehim mirënjohje mjekëve, infermiereve, por edhe punonjësve të policisë, Forcave të Armatosura, çdo punonjësi që sot është në detyrë, në çdo detyrë të pazëvendësueshme, në çdo njësi prodhuese apo shërbimi. Me ndihmën e Zotit ne do të dalim më të mirë dhe më të fortë nga kjo luftë”, tha Balla.