Lulzim Basha ka thirrur sot në një takim, aleatët e Partisë Demokratike, në mënyrë të papritur.
Takimi erdhi pas debateve të fundit brenda opozitës, për shkak të zbutjes së Ilir Metës karshi Edi Ramës dhe Qeverisë së tij.
Bashës i kanë shkuar në takim pjesa më e madhe e aleatëve, por ajo që ran ë sy, ishte mungesa e aleatit kryesor: Monika Kryemadhit.
Kjo e fundit, kishte vendosur që Bashës t’i dërgonte në takim Petrit Vasilin, që me syzet mbi kokë e me një jelek në trup, më shumë ngjante me një shofer kamioni, se sa një politikan serioz.
Nuk dihen arsyet e mungesës së Kryemadhit, e cila nuk ka asnjë angazhim tjetër në jetë këto kohë, përveçe të qendrojë në shtëpi e të gatuajë.
I vetmi shpjegim, mund të jetë bashkëshorti i saj.
Kjo, duke qenë se ky i fundit këto ditët e fundit është vënë në qendër të sulmeve nga njerëz pranë PD-së dhe Lulzim Bashës.
Me mungesën e saj, Monika ndoshta ka dashur t’i dërgojë një sinjal Bashës, se mund t’i mbetet në krah, vetëm Petrit Vasili!
(TemA)