Mjekët pakistanezë kanë paralajmëruar qeverinë për pasojat ndoshta katastrofike nga lehtësimi i masave bllokimuese në të gjithë vendin, duke kërkuar që të zbatohen kufizime për disa javë të tjera për të shmangur një kolaps të sistemit të kujdesit shëndetësor.
Kërkesa vjen pasi Pakistani regjistroi rritjen më të lartë ditore për herë të dytë në tre ditë, me 765 raste pozitive që çojnë në 10.513 numrin e të prekurve. Ritmi i përhapjes së virusit është rritur në pesë ditët e fundit, me më shumë se 500 raste të reja të regjistruara çdo ditë, sipas të dhënave të qeverisë.
Duke iu drejtuar një konference për shtyp në qytetin jugor të Karaçit, mjekët apeluan ndalimin në tubimet publike, përfshirë ato në qendrat tregtare dhe xhamitë./bota.al